Kolumbi/ Vriten 40 rebelë nga bombardimet e ushtrisë
Më shumë se 40 anëtarë të grupit më të madh rebel në Kolumbi, mbetën të vrarë kur forcat e qeverisë bombarduan pozicionet e tyre në provincën qendrore të Tolimas, njoftoi sot një zyrtar lokal.
Ky sulm përbën një nga goditjet më të fuqishme ndaj guerriljeve marksistë të FARK-ut, të cilët janë zmbrapsur drejt zonave rurale nga masat e sigurisë të presidentit Alvaro Uribe, i mbështetur edhe nga SHBA.
Një lider lokal i FARK-ut, i njohur si Jeronimo, mund të ketë mbetur i vrarë gjatë bombardimit të sotëm, deklaroi për një radio lokale guvernatori i Tolimas, Oscar Barreto. Sipas burimeve nga forcat e sigurisë të qeverisë, grupi gueril, që dikur numëronte 17 mijë anëtarë, tani ka vetëm nëntë mijë luftëtarë.
Uribe, i cili i ka bërë qytetet dhe autostradat më të sigurta dhe ka inkurajuar investimet, mund të fitojë një mandat të tretë katërvjeçar në zgjedhjet e 2010, nëse mbështetësit e tij arrijnë të miratojnë një amendament kushtetues që i lejon presidentit një mandat të tretë.