Spaleti, në janar gati firma me Zenitin
Për ish-trajnerin e Romës është gati një kontratë tre-vjeçare dhe Spaleti ka udhëtuar dje drejt Shën Petërburgut së bashku me Daniele Baldinin dhe avokatin.
Sipas kësaj kontrate, italiani do të përfitojë katër milion euro në sezon. Aventura e tij do të fillojë në janar, në përgatitje të skuadrës për sezonin e ri, që në Rusi fillon në muajin mars.
Në fakt, Luçiano Spaleti prej disa javësh ishte me "pushime", ndoshta në pritje të ndonjë pankine tjetër të rëndësishme në Serinë A për sezonin tjetër.
Ai tashmë ka mbi supe përvojën e drejtimit të Romës, përvojë që u ndërpre pikërisht një muaj më parë, pas dorëheqjes së tij. Të enjten trajneri italian është nisur në drejtim të Shën Petërburgut. Jo një udhëtim turistik, por udhëtim pune.
Klubi rus, pas largimit të Advokatit dhe dorëzimit të skuadrës për njëfarë kohe një "punëtori", tashmë është gati të investojë tek Spaleti, duke i ofruar atij një kontratë trevjeçare.
Trajneri italian do të fillojë punën me ekipin duke nisur që nga janari dhe sipas zërave të parë, thuhet se ai ka zgjedhur Toskanën për të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri që fillon në mars.