Jeremiç: Po luftojmë edhe për BE-në edhe për Kosovën
Qeveria e Serbisë do të duhej të heqë dorë nga integrimet europiane, po qe se do të gjendej në "situatë të pamundur" të zgjedhë ndërmjet njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian, ka deklaruar të enjten shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç. 'Duke i ndarë çështjet e statusit të Kosovës dhe integrimet europiane, po luftojmë për të dyja", ka deklaruar Jeremiç duke iu drejtuar studentëve të rinj të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.
Ai ka thënë se nuk ka lëshim për në asnjërin plan dhe se Serbia do të humbasë nëse do të duhet të zgjedhë. Sipas tij, anëtarësimi në BE është çështje e përcaktimit politik, derisa Kosova është "imperativ kushtetues".