Filipine/ Mijëra persona evakuohen përpara një tajfuni të fuqishëm
Autoritetet filipinase shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe evakuan të paktën 33 mijë persona nga pjesa lindore e ishullit, pasi një tajfun shumë i fuqishëm përfshiu sërish sot vendin, pas përmbytjeve të javës së kaluar në Manila, ku humbën jetën të paktën 300 persona. Tajfuni "Parma", rreth 150 kilometra në lindje të Luzonit, po intensifikon më tej aktivitetin e tij ndërkohë që zhvendoset drejt ishullit duke sjellë shira të rrëmbyeshëm.
Pritej që tajfuni të përfshijë nesër provincën verilindore Isabela. Ky rajon është malor dhe jo shumë i populluar, por "Parma" mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Luzon për dy ditë radhazi.
Të paktën 70 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në rajonin qendror të Bicolit, kur tajfuni "Parma" kaloi sot në veri të zonës, duke shkaktuar shira të rrëmbyeshëm. Burime zyrtare njoftuan se kishin marrë informacione për rrëshqitje dheu, por ndërkohë nuk ka njoftime për viktima.
Rajoni është përfshirë nga disa katastrofa natyrore ditët e fundit, përfshi tajfunin "Ketsana" që shkaktoi më shumë se 400 të vdekur në Filipine, Kamboxhia, Laos, Tajlandë dhe Vietnam.