Kolumbi, opozita me dy kandidatë përballë presidentit Uribe
Dy partitë kryesore opozitare në Kolumbi kanë zgjedhur kandidatët e tyre për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Këta dy kandidatë priten të konkurojnë përballë presidentit aktual Alvaro Uribe, i cili ka dy legjislatura që është në krye të Kolumbisë. Pritet që Uribe të fitojë një referendum popullor i cili do të anullojë ligji për dy legjislacione presidenciale dhe e lejon Uriben të kandidojë për herë të tretë si kryetar shteti.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rafael Pardo i qendrës së majtë,nga Partia Liberale dhe senatori Gustavo Petro po nga spektri i majtë nga partia Alternativo Polo Democratico, u zgjodhën nga populli opozitar kolumbian në një votim të hapur.
Kandidatët opozitarë e festuan fitoren e tyre, por ata janë ende larg nga presidenca.
Sondazhet tregojnë se presidenti aktual Uribe është fituesi i zgjedhjeve, pavarsisht se këtij të fundit do t'i duhet të kalojë provën e vështirë të referendumit popullor për ndryshimin e kushtetutës.
Jo vetëm kritikë të tij, por edhe mbështetës të presidentit Uribe janë shprehur se një mandat i tretë do të ishte një rrezik për ekzekutivin kolumbian, pasi presidenti do të kishte më shumë pushtet në duart e tij.