Tensionohet politika rumune, shkarkohet ministri i PSD-së
Liberal Demokratët e kryeministrit Emil Boc dhe partnerët social-demokratë, ku bën pjesë edhe ish-ministri i Brendshëm, kanë patur një koalicion të trazuar që prej ardhjes së tyre në pushtet nëntë muaj më parë, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me reformat për uljen e shpenzimeve, me qëllim përfitimin e ndihmës financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Konfliktet brenda koalicionit janë përshkallëzuar më tej në prag të zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit, ku përballë njëri-tjetrit garojnë presidenti aktual Traian Basescu dhe kreu i Social Demokratëve, Mircea Geoana.
Kryeministri fajësoi ministrin e Brendshëm për rritjen e shkallës së kriminalitetit në vend dhe e akuzoi atë për sulme kundër institucioneve shtetërore përmes deklaratave të pabaza.
"Siguria e qytetarëve është përkeqësuar. Kjo është arsyeja përse kemi nevojë për një impuls të ri në luftën kundër krimit", deklaroi kryeminstri Boc për gazetarët.
Nga ana tjetër, të majtët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale përmes marrjes nën kontroll të institucionit përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjeve.