Sërish protesta opozitare në Honduras
Vijojnë protestat dhe manifestimet në mbështetje të ish-presidentit Zelaya, në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa. Protestat u ndezën pas aktit të qeverisë së Micheletti i cili mbylli dy media privatë të cilat kishin një politikë redaksionale në favor të ish-presidentit Zelaya.
Përveç mbylljes së mediave, protestuesit ishin shumë të zemëruar pasi gjatë manifestimeve të djeshme vdiq një studente e re si pasojë e gazit lotsjellës që iu lëshuar turmës opozitare.
Mbështëtësit e Zelaya manifestuan sot gjatë një marshim nga sheshi qëndror i qytetit Tegucigalpa drejt ambasadës braziliane ku po qëndron i mbrojtur ish-presidenti honduren që prej 11 ditësh. Këtë marshim Manuel Zelaya e përkufizoi si "ofensiva finale".
Zelaya iku nga pushteti pas një grushti shteti të organizuar nga gjeneral Micheletti i cili tashmë ka zënë vendin e presidentit. Por ish-presidenti që prej 11 ditësh është duke qëndruar si i strehuar në ambientet e ambasadës braziliane. Nga këto ambiente Zelaya ka bërë shumë herë thirrje për dialog mes tij dhe presidentit aktual Micheletti.