E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: FSK-ja sipas standardeve të NATO-s

Prishtinë -Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se Forca e Sigurisë do të jetë forcë e paqes dhe me kritere ndërkombëtare. "Objektivi ynë themelor është që të ndërtojmë një forcë e cila do të jetë në modelin më të mirë të saj, në kriteret që ka NATO ja sipas numrit të përcaktuar e që do të jetë model për vendet e Ballkanit. Pra ne do të bëjmë punën më të mirë të mundshme për të shpejtuar në procesin e integrimeve në NATO"-theksoi presidenti Sejdiu gjatë takimit të parë zyrtar me komandantin e forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota.

Ndërsa Ministri Mujota, theksoi se emërimi i komandantit të Forcës së Sigurisë është përmbushje e kushtetutës së Kosovës. "Jemi në rrugë të mbarë për të ecur sipas agjendës së përcaktuar bashkërisht me NATO në, dhe shpresojmë që gjatë ditëve që vijnë do të kemi zhvillime të reja të cilat do të mbushin edhe më tepër me sukses krijimin e Forcës së Sigurisë sipas kritereve të standardeve të NATO së", u shpreh Fehmi Mujota,

I sapoemëruari në postin udhëheqës të Forcës së Sigurisë se Kosovës, Sylejman Selimi tha se ndjen përgjegjësi dhe detyrë ndaj të gjithë qytetareve dhe ne të njëjtën kohë ka premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me pjesëtaret e TMK së.

Në bazë të kushtetutës së Kosovës, Sylejman Selimi është kandiduar nga kryeministri Hashim Thaçi më 19 dhjetor, ndërsa është emëruar komandant i Forcës ë Sigurisë nga Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu Por mbetet i paqartë afati për përzgjedhjen e pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Fehmi Mujota dhe komandanti i sapozgjedhur i kësaj force Sulejman Selimi, takim gjatë të cilit liderët nuk dhanë asnjë datë se kur do të fillojë përzgjedhja e pjesëtarëve të FSK.

"Jemi në rrugë të mbarë për të ecur sipas agjendës së përcaktuar bashkërisht me NATO në, dhe shpresojmë që gjatë ditëve që vijnë do të kemi zhvillime të reja të cilat do të mbushin edhe më tepër me sukses krijimin e Forcës së Sigurisë sipas kritereve të standardeve të NATO së", u shpreh Fehmi Mujota, MFK.

"Sa i përket stafit tim shumë shpejt do të mbahet bordi i cili do ta bëjë seleksionimin e oficerëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës të cilët do të shërbejnë në Forcën e Sigurisë dhe besoj që shumë shpejtë do ta përgatisim agjendën së bashku me NATO në, me ministrin dhe besoj që brenda vitit do të bëhet përzgjedhja e emrave tjerë të oficerëve", tha Sylejman Selimi, Komandant i FSK së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›