E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: "Gazetarët,avokatët më të mirë të qytetarëve"

Ashtu siç është bërë tashmë traditë në këtë fund viti Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dhënë një pritje në ambientet e Pallatit të Brigadave për drejtuesit e medias, gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike shqiptare. Me këtë rast, kryetari i shtetit ka vlerësuar rolin e medias në ngjarjet më të rëndësishme të vitit, duke i cilësuar gazetarët si avokatët më të mirë të qytetarëve duke na përcjellë të gjithë neve shqetësimet e sensibilitetet e tyre. Liria e medias, edhe pse është një koncept i gjerë, nuk mund të mbetet më demogogji. Është në radhë të parë respekt për punën e një armate të tërë gazetarësh, por edhe korrektesë, etikë e përgjegjshmëri nga ana e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›