Kolumbi, sulmohet stacioni i policisë

Kryqi i Kuq kolumbian deklaron se të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 70 janë plagosur në një sulm ndaj një stacioni policie në qytetin jugor të Tumakos.
Një motor i mbushur me eksploziv u parkua përpara rajonit të policisë në qendër të qytetit-port që shtrihet në Paqësor.
Autoritetet policore lokale deklarojnë se krahu i majtë paraushtarak FARK fshihet pas sulmit, që sipas tyre ka pasur si objektiv komandantin e policisë rajonale, gjeneralin Jorge Nieto Rojas. Gjithësesi, gjenerali Rojas nuk ka mbetur i lënduar nga sulmi.
Tumako është një nga qytetet kolumbiane me mungesën më të spikatur të ligjit. Atje bandat e trafikut të drogës dhe rebelët e majtë luftojnë për kontrollin e rrugëve detare të qarkullimit të narkotikëve.