Kolumbi, vriten 9 ushtarë kolumbianë nga guerilasit e FARC
Nëntë ushtarë kolumbianë u vranë pas sulmeve të kryera nga guerrilasit marksistë të FARC në zonën jugperëndimore të vendit.
Në sulmin që u ndërmor nga guerilasit u përdorën 200 granata. Beteja u zhvillua në qytetin e Corinto-s, pjesë e krahinës malore të Cauca-s.
Numri i të plagosurve nga guerilasit ka shkuar deri në 30 persona, por asnjë nuk është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Zyrtarë lokalë thanë se beteja filloi të hënën vonë dhe vazhdoi edhe ditën e martë. Gjithashtu një nga ushtarët e mbijetuar tha se shumica e shokëve të tij ishin vrarë nga hedhjet e granatave.
Imazhet e tmerrit kanë kthyer në kujtesën e banorëve të tmerruar vitet 1980-1990, të cilat ishin të zakonshme për ta.
Shumë qytete janë bërë të sigurta në Kolumbi që nga 2002 kohë kur presidenti Uribe u vu në krye të vendit në vitin 2002. Por guerilasit janë vendosur në fshatra dhe ku kanë krijuar mundësi më të shumta për të kryer mkontrabandë me drogën.
Organizata guerilase FARC ka 45 vjet që është krijuar, bazat e saj ndodhen në xhunglat kolumbiane dhe mbahet nga kontrabanda e drogës.
Ata e prodhojnë drogën në xhunglwn në jug të Kolumbisë dhe e transportojnë atë përmes Paqësorit për në SHBA.