E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rifillon bisedimet me Korenë e Veriut

Departamenti i Shtetit në Uashington njoftoi se shumë shpejt do të nisin bisedimet dypalëshe mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut në lidhje me programin bërthamor të Penianit.
Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi P.J Krouli i cili saktësoi se grupi negociator i Uashingtonit do të udhëhiqet prej Stefen Bosuorth. Gjithashtu zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se takimet e para do të mbahen në Penian, në kryeqytetin e Koresë së Veriut.
Me lëvizjen e fundit të Shtëpisë së Bardhë plotësohet edhe kërkesa e vendit për të kryer takime dypalëshe me SHBA-në përpara rinisjes së bisedimeve 5+1 të ndërprera 1 vit më parë.
Me anë të kësaj lëvizje SHBA dëshiron që të stabilizojë marrdhëniet e acaruara me vendin komunist Korean. Por gjithashtu me anë të afrimit me Korenë e Veriut, SHBA dëshiron që të bindë Iranin që të pranojë kushtet për të mos pasuruar më tej uraniumin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›