E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romani i humbur i Arthur Conan Doyle

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 10:47

Nëpër libraritë britanike nga e hëna po shitet një roman i papublikuar deri tani i Arthur Conan Doyle.

Romani "Rrëfimi i John Smith” (The Narrative of John Smith), është shkruar ndërmjet viteve 1883-1884, dhe ai paraqet kujtimet e njeriut që u detyrua që qëndrojë i shtrirë për shkak të dhembjes së eshtrave.

Ky i roman i Dyle i ishte dërguar botuesit për botim, pro ishte humbur rrugës. Libri pastaj ishte rikonstruuar në bazë të kujtimit, por nuk ishte botuar më asnjëherë.

Biblioteka britanike ndërkohë ka publikuar romanin, bashkë me incizimin radiofonik që lexohet nga aktori Robert Lindsey.

"Ky publikim dhe ekspozita që e përcjellë tregojnë se ende ekzistojnë gjëra të reja që mund të zbulohen për këtë ikonë të letërsisë”, theksoi Rachel Foss, njëra nga redaktoret e romanit të Doyle.

Ndryshe, aventurën e tij të parë shkrimtari britanik Doyle e shkroi në vitin 1887, detektivi i tij Sherlock Holmes ka hyrë në Librin e Guinesit si personazhi më i ekranizuar, me mbi 200 filma.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›