E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes krijuesi i Zagorit

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 12:48

Botuesi i stripave italianë “Tex Viler” dhe “Dylan Dog”, dhe krijuesi i heronjve të stripave të popullarizuar, si Zagor dhe Mister No, Sergio Bonelli, ka vdekur të hënën në mëngjes, në Monza, në moshën 78-vjeçare.

Bonelli ka vdekur në spitalin ku ishte pranuar një javë më herët. Ai ishte djali i Gianni Luigi Bonelli, i cili në vitin 1948 krijoi personazhin e renxherit nga Teksasi, Tex Viler.
Sergio kishte filluar punën në një shtëpi familjare botuese, si korrier dhe punëtor depoje, derisa në vitin 1957 nuk mori përsipër drejtimin e shtëpisë botuese.

Si skenarist, që njihej me pseudonimin Guido Nolitta, Sergio krijoi personazhet e Zagorit (1961) dhe të Mister No (1975), e pastaj e zëvendësoi babain, si skenarist i stripit për Tex Viler. Përndryshe, nën udhëheqjen e tij kompania zhvilloi edhe personazhin Dylan Dog, i cili u bë personazhi më i suksesshëm i Bonelli’t, duke e tejkaluar edhe vetë Tex Vilerin legjendar.

Sergio Bonelli u lind më 2 dhjetor 1932, në Milano.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›