Kosovë, Jahjaga pritet të kërkojë riformulimin e neneve 37/38
PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet të dalë në mbrojtje të gazetarëve të Kosovës, bën të ditur gazeta Express në Prishtinë.
Sipas burimeve të Express, Presidentja gjatë javës së ardhshme do t`ia kthejë Kuvendit Kodin Penal dhe do të kërkojë riformulimin e dy neneve të kontestuara.
“Presidentja nuk do të kërkojë heqjen e tërësishme të neneve 37 dhe 38. Përgjigjja e Jahjagës është që ato nene të riformulohen”, ka thënë një zyrtar Presidencës.
Ndërkohë presidentja gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend. Por, nuk janë vetëm gazetarët që kanë bërë presion mbi Presidenten. Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin në Parlament dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat.
(er.nu/BalkanWeb)