E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, arrestohen 4 persona, akuzohen për pengmarrje

Policia e Peqinit ka arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për pengmarrje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Enkelejd Sinani 21 vjeç, Durim Haka 31 vjeç dhe Albert dhe Besnik Mani, përkatësisht 34 dhe 39 vjeç.
 

Sipas policisë 4 të arrestuarit kanë marrë peng 4 persona të cilët punonin në servisin e njërit prej të arrestuarve dhe kontretisht në servisin e Besnik Manit pasi i akuzonin këta të fundit se kishin vjedhur 4 mijë euro.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit me akuzën “për heqje të paligjshme të lirisë”
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›