Kolumbia në negociata me FARK-un

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, tha se qeveria e tij po zhvillon bisedime me grupin më të madh kryengritës, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, i njohur me shkurtesën FARK.
Raportohet se negociatorët nga të dy palët e kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake në Kubë.
Në fjalimin e tij në televizion, presidenti Santos tha se po i plotësonte obligimet e tij “për synimin e paqes”.
Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak do të vazhdoj dhe se “çdo centimetër i vendit do të ketë prani ushtarake”.
Në muajin gusht, lideri i FARK-ut në atë kohë, Alfonso Cano, tha se grupi ishte i gatshëm për bisedime paqësore.