Milani e do Krkiçin

Milani ka zhvilluar bisedime me Romën të martën në përpjekje të arrijë marrëveshje huazimi për sulmuesin Bojan Krkiç, kanë njoftuar mediet italiane.
“Jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur në përpjekje për transferimin e Bojan Krkiçit”, deklaroi nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani. Spanjolli iu bashkua Giallorossëve në verën e vitit 2011 nga Barcelona në kontratë dyvjeçare me mundësi të rikthimit në Nou Camp më 2013.
Por, trajneri i ri Zdenek Zeman duket se nuk e llogarit Krkiçin si futbollist të dobishëm për formacionin startues dhe 21 vjeçari mund të përfundojë në San Siro.