Tiranë, një vajzë e re tenton të hidhet në Lanë
Një vajzë e re ka tentuar të hidhet në lumin Lanë, për ti dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasanit. Kalimtarë të rastit kanë mundur të ndalojnë hedhjen e vajzës.
TIRANE- Një vajzë e re ka tenuar të vetëmbytet sot në lumin Lanë shumë pranë qendrës së Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 15.00 në bregun e lumit Lanë, pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasanit.
Dhjetra qytetarë dhe policisë të ndodhur rastësisht në vendgjarje ndaluan të renë e cila ishte duke u vetësakrifikuar.
Vajza është përcjellë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmë mjeksore , ndërsa burimet e policisë bëjnë të ditur se vajza ndërrmori aktin tragjik në kushtet e një tronditjeje të rëndë psiqike. (e.n/Balkanweb)