Plagos me automatik kushëririn

Një 40-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri automatike nga djali i xhaxhait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sokol Mali, 40 vjeç, është plagosur nga kushëriri i tij, Marash Mali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Toplanë, komuna Shllak e Dukagjinit, në rrethin e Shkodrës, trasnmeton panorama.
Sipas të dhënave të para mësohet se dy kushërinjtë janë zënë për motive të dobëta. I plagosuri ka marrë disa plagë në trup dhe gjendja e tij shëndetësore ka qenë kritike. Për këtë është bërë i mundur transportimi i tij me helikopter për në Spitalin e Shkodrës, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me të marrë informacionin, policia është nisur me shpejtësi për në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes./Indeksonline/