E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj: PD nuk e zgjedh dot presidentin, ka 68 vota

Share

Arkiv

Veliaj tha se Rama po ashtu do ishte kryeministri më i mirë për shqiptarët kudo që janë

Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, në një intervistë për GSH, thotë se PD nuk e zgjedh dot presidentin.

Presidenti i ri nuk mund të jetë një individ që vjen nga radhët e PD apo të mazhorancës qeverisëse. Për më tepër çarjet e fundit në gjirin e së djathtës e kanë lënë PD me vetëm 68 deputetë (ikja e Paulin Sterkajt dhe Gazmend Oketës) e kësisoj nuk mund të ketë një president të PD.

Duke komentuar vizitën e Ramës në SHBA e Britani, Veliaj tha: Ky është një moment i mirë që partnerët ndërkombëtarë të njihen me alternativën e një qeverie dhe kryeministri të ardhshëm. Rama e përfaqëson denjësisht Shqipërinë, flet shkëlqyeshëm katër gjuhë të huaja dhe padyshim programi për një Rilindje Shqiptare është ndoshta lajmi më i mirë që ka dalë këto kohë nga Shqipëria.

Rama është gjithashtu edhe avokati më i mirë i shqiptarëve që jetojnë jashtë. Me vizitat me shqiptarët e Greqisë, Italisë, Britanisë e Amerikës dhe vëmendjen ndaj shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, Rama dëshmon se do ishte kryeministri më i mirë për shqiptarët kudo që janë në emigracion apo diasporë, vijoi Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›