E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti i Flotës, debate PD-PS te Siguria

Komisioni i sigurise

TIRANË- Emërimi i komandantit të Flotës detare është bërë shkak për debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës në Komisionin e Sigurisë. Deputeti socialist Piro Lutaj ka theksuar se në këtë emërim Ministri i Mbrojtjes ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, duke shmangur totalisht Presidentin, ndërkohë që ka kërkuar që për këtë cështje të përgjigjet vetë ministri.

Sipas tij, cdo emërim ose shkarkim i kësaj natyre bëhet nga presidenti. Shefi i Shtabit deklaroi se gjithçka ëhstë bërë në përputhje me ligjin, një gjë të tillë duhet ta dëgjojmë të na e thotë edhe ministri- ka thënë ai.

Ndërkohë kreu i komisionit, Leonard Demi ka deklaruar se do të ngrihet një ekip monitorues për të parë nëse ka në këtë procedurë emërimi shkelje apo jo të ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›