Axhenda e Asamblesë, mblidhet kryesia e PS-së

Selia e PS
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka mbledhur sot kryesine e partise. Mbledhja zhvillohet nje dite para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, per te percaktuar edhe axhenden e punimeve.
Paraditen e neserme, PS-ja ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila paraprakisht mesohet se do të perqendrohet në 4 pika të cilat përfshijnë të gjitha tryezat e organizuara nga PS-ja, anëtarësimet e reja dhe çështjet organizative të partisë.