Komandanti i Gardes i nderron shoqeruesit kryeprokurores Rama

TIRAN- Me urdher te Komandantit te Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi qe ndodhet ne kerkim nga institucioni i akuzes Prokurores se Pergjithshme znj.Ina Rama i jane nderruar tre shoqeruesit e saj. Lajmi konfirmohet nga burimet konfidenciale prane organit qendror te akuzes te cilet nuk pranuan zyrtarisht te prononcohen per kete ndryshim te befte te shoqeruesve te kryeprokurores Rama.
Sipas te dhenave qe Shekulli ka siguruar mesohet se tre nga kater shoqeruesit e kryeprokurores Rama jane nderruar duke mos i nderruar vetem shoqeruesen femer. Ruajtja fizike e Prokurores se Pergjithshme sipas legjislacionit i eshte ngarkuar Gardes se Republikes sic eshte per cdo zyrtar te larte shteteror. Sipas ketij legjislacioni per ruajtjen e kryeprokurores jane parashikuar kater shoqerues mes tyre nje femer dhe nje shofer-thuhet nga burimet e rezervuara prane organit qendror te akuzes.
Sipas ketyre burimeve mesohet se Garda e Republikes nuk ka dhene ndonje motiv apo arsyetim me shkrim per nderrimin e trupes shoqeruese te kryeprokurores. Prane Prokurorise se Pergjithshme ka ardhur nje shkrese e firmosur nga Komandanti i Gardes se Republikes ku thuhet se per shoqerimin dhe ruajtjen fizike te Prokurores se Pergjithshme ngarkohen keto persona ku renditen emrat e tyre-thuhet nga burimet. Sipas tyre e vetmja qe nuk eshte larguar nga grupi i shoqerimit eshte shoqeruesja femer e kryeprokurores Rama e cila qe nga emerimi ne krye te institucionit te akuzes te znj.Ina Rama i ka qendruar prane. Nderkaq tre personat e tjere sipas shkreses thirren per te qene ne gatishmeri ne mesin e stafit rezerve te ruajtjes se personaliteteve prane Gardes se Republikes.
Sipas te dhenave te siguruara mesohet se shoqeruesit e rinj te kryeprokurores para se te emerohen per ruajtjen e Prokurores se Pergjithshme ishin pjese e grupit te shoqerimit dhe ruajtjes se Presidentit te Republikes z.Bamir Topi. Gjithashtu keto burime saktesuan se perzgjedhja dhe caktimi i shoqeruesve per ruajtjen e kryeprokurores Rama eshte bere nga Komandanti i Gardes. Ne te gjitha rastet Garda e Republikes prane cdo titullari te institucioni me marrjen e detyres nga titullari i sjell nje liste me emrat e personave aktive te Gardes te cilet bejne pjese ne njesine e ruajtjes dhe sigurise se personaliteteve dhe nga emrat e kesaj liste titullari bene perzgjedhjen e disa prej tyre mbi bazen e numrit qe i takon per ruajtjen dhe shoqerimin e tij-thuhet nga burimet.
Por ne kete rast kjo praktike nuk eshte ndjekur nga Garda e Republikes duke i perzgjedhur vete Komandanti dhe stafi i tij i punes personat qe do te sigurojne shoqerimin dhe ruajtjen e kryeprokurores znj.Ina Rama. Institucioni ne vartesi te se ciles prej dates 22 janar ka leshuar gjashte urdher-ndalime ndaj zinxhirit komandues te Gardes se Republikes per pasoja e demonstrates se 21 janarit ku u vrane tre demonstrues dhe 7 te tjere u plagosen me arme zjarri. Sipas ketyre urdher-ndalimeve prokuroria e Tiranes kerkon ndalimin e Komandanti i Gardes gjeneral Ndrea Prendi dhe Komandantet e kater njesive shtetasit Alfred Ahmetcenaj Dashamir Shehi Fatos Bushati Altin Kollcinaku dhe Vladimir Dedaj te cilet dyshohen per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal Ushtarak.
Gjate mesditen e djeshme ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme kryeprokurorja znj.Ina Rama ka takuar zv/ambasadoren e Ambasades se SHBA-se ne Tirane znj.Debora Jones e cila shoqerohej nga prokurorja koordinuese prane task-forces dhe nje perfaqesues i OSBE-se. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes sipas te cileve takimi ka ardhur pas gjendjes se fundit te krijuar nga politika. Nuk jepen detaje te ketij takimi por mendohet se eshte bere pasi anetaret e Komisionit Hetimor i ngritur nga Parlamenti kane kerkuar zbardhjen e thirrjeve hyrese dhe dalese te kryeprokurores Rama dhe dy vartesve te saj.
Gjithashtu mendohet se pjese e diskutimit ka qene edhe mos zbatimi i urdher-ndalimeve nga policia per gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes urdhrat e te cileve prej 11 diteve nuk po zbatohen nga Policia e Shtetit me mbeshtetje te kryeministrit Sali Berisha. Si dhe ndryshimi i gardisteve te kryeprokurores Rama pa asnje arsyetim nga ana e drejtuesit te Gardes se Republikes tashme i shpallur ne kerkim nga prokuroria. Mesohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta ku zyrtaret e huaj ka dal se bashku nga ambientet e Prokurorise se Pergjithshme.