E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omari Hetimi i telefonit te Presidentit antikushtetues

/ /

Sipas njohesit te mire te Kushtetutes nje kerkese e tille bie ndesh me parimet dhe nenet e Kushtetutes se vendit pasi kreret e shtetit dhe deputetet kane imunitetet. Sipas Omarit marrja e tabulateve mund te behet vetem nga ana e Prokurorise dhe nese perpara ka te beje me njerez me imunitet atehere duhet te kerkoje heqjen e tij ne rastin konkret ti drejtohet Parlamentit. Ne rast te kundert ne asnje rrethane tjeter- shprehet Omari- nuk mund te merren keto tabulate pavaresisht se si mund te interpretohen ato si pergjim ose jo nga ana e deputeteve qe kerkojne marrjen e ketij informacioni nga kompanine celulare. Mendoj se perben nje shkelje te Kushtetutes. Pavaresisht se mund te thuhet se nuk eshte pergjim nuk mund ti kerkosh Presidentit te Republikes se pse ke folur me kete apo me ate numer. Kjo vlen edhe per deputetet. shte ceshtje privatesie. Nese do te duhej te merren tabulatet Prokuroria duhet ne fillim qe do te kerkoje heqjen e imunitetit ne Parlament tha Omari. Duke e cilesuar si shkelje te Kushtetutes dhe publikim te institucionit te Prokurorise Omari u shpreh se marrja e ketyre tabulateve prek edhe disa interesa te tjera ligjore. Sipas tij ne rastin e krereve te shtetit marrja e ketyre tabulateve nga komisioni hetimor parlamentar shkel disa parime pasi ne rastin e Presidentit te vendit ai nuk mund te jete i autorizuar te flase per nje sere ceshtjesh te cilat jane pjese te detyres se tij kushtetuese. Ne te njejten kohe- shprehet Omari- ne kete pike shkelet edhe privatesia e jetes se tyre. Per shembull aty Presidenti mund te kete numra qe mund te kete folur me njerez jashte vendit per te cilat nuk eshte i autorizuar qe te jape shpjegime tha akademiku Luan Omari per gazeten. Konstitucionalisti i njohur shprehet se Kushtetuta e ka te parashikuar qarte nese nje gje e tille do te ishte e nevojshme per punen e ketij komisioni hetimor. Sipas tij komisioni hetimor nese kerkon qe te hetoje tabulatet e telefonit per nje periudhe 1 mujore duhet tia beje kete kerkese Prokurorise e cila me pas duhet te kerkoje nga Kuvendi heqjen e imunitetit per rastin e deputeteve. Vetem me pas ata mund te hetohen. I pyetur me tej lidhur me argumentet e komisionit hetimor parlamentar sipas te cilit marrja e ketyre tabulateve nuk cilesohet pergjim Omari shprehet se serish eshte nje ceshtje qe prek privatesine e ketyre zyrtareve. Mendoj se ne thelb eshte nje kerkese antikushtetuese shtoi Omari. Ne argument te kundert deputetet e komisionit hetimor jane shprehur se nuk behet fjale per pergjim por per marrjen vetem te tabulateve pra thirrje qe zyrtaret apo deputetet kane bere apo kane marre gjate gjithe muajit maj. Sipas tyre ne kete pike nuk shkelet Kushtetuta.

Abdiu Tabulatet merren vetem nga Prokuroria

Ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu e cileson si abuzive kerkesen e komisionit hetimor parlamentar per marrjen e tabulateve te telefonit te krereve te shtetit. Sipas tij nje gje te tille e kerkon vetem Prokuroria ku ka te beje me ceshtje penale. Problemi konkret per tabulatet une dua te besoj se kjo i ngjan pergjimit te zyrtareve por me nje vecori qe behet pas ngjarjes qe kerkohet te hetohet. Ajo eshte e lidhur me shume aspekte konkrete te organeve shteterore pra me ceshtje konfidenciale te tyre. shte e lidhur me jeten private te tyre  e cila smund preket por njekohesisht eshte e lidhur edhe me ceshtjen e hetimit qe duket i njeanshem. Kam pershtypjen se kjo kerkese behet vetem nga Prokuroria dhe vetem ne raste te vecanta sepse ndryshe do te ishte abuzive. Kjo kerkese e komisionit me duket abuzive dhe paragjykuese tha Abdiu per gazeten Panorama. Sipas tij komisioni hetimor ka nje objekt hetimor qe bie ndesh me Kushtetuten dhe po cenon kompetencat e organit te akuzes. Sipas tij ky komision duket se ka probleme te ngjashme me shume komisione hetimore ne te kaluaren objekti i te cileve eshte shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Ne keto kushte ish-kreu i Gjykates Kushtetuese shprehet se Prokuroria por edhe opozita mund ti drejtohen kesaj gjykate. Mendoj se komisionet hetimore parlamentare ne Shqiperi edhe pse ka pasur shume ne numer ne pergjithesi ato nuk i kane sherbyer si duhet kontrollit parlamentar. Ne shumicen e rasteve kane pasur mangesi dhe ne disa prej tyre jane bere objekt diskutimesh ne Gjykaten Kushtetuese dhe kjo e fundit i ka cilesuar antikushtetuese. Konkretisht per komisionin e fundit te le te dyshosh qe nga formimi apo titulli i tij qe duket paragjykues e per me tej antikushtetues. Qe nga titulli e ka gjykuar kete ngjarje. Se dyti me kete objekt dhe titull ne krye te veprimtarise se vet une mendoj se jo vetem eshte antikushtetues por ka dubluar edhe organin e akuzes Prokurorine. Per rrjedhoje kam pershtypjen se institucioni i Prokurorise ta ngreje si objekt diskutimi ne Gjykaten Kushtetuese sepse i jane marre kompetenca nga Kuvendi. Nga menyra se si eshte titulluar objekti i komisionit te jepet pershtypja se pervec paragjykimit se eshte i njeanshem nuk eshte i lidhur drejtperdrejt me menyren e funksionimit te Parlamentit sepse kjo ceshtje ka nje natyre qe i takon teresisht ta ndjeke Prokuroria. Kam pershtypjen se ky komisionin ka hyre ne kompetencat e Prokurorise i ben karshillek asaj dhe e paragjykon nderkohe qe ajo eshte organi i vetem qe te merret me kete ngjarje. Besoj se ska asnje pengese per opoziten qe edhe ajo nisur nga objekti i komisionit ti drejtohet Gjykates Kushtetuese tha me tej Abdiu.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›