E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Parlamenti eshte mbi gjithcka

/ /

Levizja Socialiste per Integrim mbeshtet nismen e PD-se per te hetuar te gjitha tabulatet e telefonave te krereve me te larte te shtetit per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit. Kreu i LSI-se Ilir Meta tha dje ne mbledhjen e kryesise se kesaj partie se ne nje republike parlamentare si Shqiperia nga Parlamenti dalin te gjitha institucionet e tjera e ne kete kontekst komisioni hetimor parlamentar mund ta ndermarre kete hetim. Ne rast se gjithsecili ka bere detyren dhe eshte sjelle si qytetar i denje i ketij vendi duhet te shkoje te bashkepunoje vete me komisionin hetimor parlamentar. Ne jemi Republike Parlamentare dhe Parlamenti eshte mbi gjithcka. Parlamenti krijon qeverine zgjedh Presidentin zgjedh gjykatat pra Parlamenti eshte shprehja e vullnetit te popullit shqiptar. Opozita eshte e ftuar te marre vendet e saj ne Komisionin Hetimor Parlamentar qe edhe ajo te kontribuoje ne menyre pozitive dhe konstruktive ne kete proces transparence te 21 janarit. Duke e mbyllur historine e 21 janarit dhe 28 janarit dua tju kerkoj edhe nje here tjeter pershpejtimin e te gjitha pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit u shpreh Meta. Ai tha me tej se LSI eshte e gatshme te jape tabulatet e telefonave te zyrtareve te saj me te larte nese kete e kerkon Komisioni Hetimor. Kemi degjuar dje dhe sot nje shqetesim te madh pse ka kerkuar Komisioni Hetimor Parlamentar tabulatet e politikaneve te ndryshem perfaqesues te institucioneve te ndryshme perfaqesues te opozites apo te mazhorances. Une dua te shpreh gatishmerine tone qe te gjitha tabulatet e telefonave te ministrave te deputeteve te perfaqesuesve te LSI-se te vihen ne dispozicion te ketij komisioni ne rast se ai i kerkon. Nuk e kuptoj se si ata te cilet per nje vit e gjysme jane cjerre per gjoja transparencen pse kane frike se me ke kane biseduar gjate 5 oreve te sulmit kunder rendit kushtetues theksoi me tej Meta. Lidhur me zgjedhjet lokale te 8 majit ai tha se axhenda kushtetuese nuk mund te ndryshohet. Vendi ka nje date te shpallur per zgjedhjet qe eshte 8 maji dhe eshte detyre e cdo force politike qe te marre pjese ne zgjedhje por natyrisht asnje force politike nuk mund te marre pjese kunder vullnetit te saj. Por axhenda e vendit nuk mund te shmanget nga askush qe ka frike nga procesi zgjedhor dhe qe eshte mesuar qe zgjedhjet ti fitoje ne tavolinen e kulisave dhe si dhurate nga te tjeret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›