PD Policia pret Prokurorine qe te hetoje organizatoret e dhunes
Komisioni hetimor parlamentar zbarkoi dje ne Policine e Shtetit per te kerkuar prova ne lidhje me hetimin e protestes se dhunshme te dates 21 janar qe per deputetet e djathte konsiderohet si puc per marrjen e pushtetit me dhune. Tre deputetet e ketij komisioni Gent Strazimiri Fatos Hoxha e Dashnor Sula qendruan me se nje ore ne zyrat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Deputetet vleresuan punen e policise ndersa kritikuan punen e Prokurorise se Pergjithshme pasi sipas tyre policia ende nuk po heton per ngjarjet e dhunshme te dates 21 janar per shkak se Prokuroria ende nuk ka bere nje kerkese te tille. Ajo qe doli nga ky takim eshte fakti qe ende sot ne keto momente qe po flasim Policia e Shtetit nuk ka marre urdher per te kryer veprime hetimore per asnje prej veprave penale te meposhtme si thirrje publike per dhune kunder rendit kushtetues pushtim te ndertesave me qellim rrezimin e rendit kushtetues thirrje dhe organizim per te detyruar organet shteterore te kryejne ose te mos kryejne nje akt te caktuar krijimin e turmave te armatosura dhe te gjitha keto natyrisht edhe ne mbeshtetje te neni 21 te Kodit Penal qe parashikon edhe bashkepunimin per to. Se fundmi nuk kane marre ende asnje urdher per te kryer veprimet hetimore ne lidhje me vepren penale te poshterimit te simboleve te Republikes respektivisht te flamurit kombetar deklaroi deputeti i PD-se Gent Strazimiri. Deputetet e PD-se u takuan me zyrtaret me te larte te policise shqiptare me te cilet diskutuan me dyer te mbyllura per ngjarjet e 21 janarit ne kuader te punes se komisionit hetimor per mbledhjen e fakteve.