PS mbledh tryezën ‘Drejtësia në sfidën e integrimit’
TIRANE- Partia Socialiste ka organizuar një tryezë me temë “Drejtësia në sfidën e integrimit”. Hapjen e punimeve e ka bërë deputeti Fatmir Xhafaj, i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.
Xhafaj tha se pa një drejtësi me standarde europiane nuk mund të ketë integrim. Ndërkohë deputetja Vasilika Hysi në fjalën e saj e vuri theksin tek tre pika kryesore që duhet të ketë kjo reformë, duke filluar me futjen në kodin e procedurës penale të votimit familjar, por edhe në lidhje me përgjegjësinë individuale të ministrave që të mos fshihen pas kolegjialitetit, dhe pika e tretë dhuna në familje.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe juristë të njohur, si dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)