E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton-Ashton: Serbia dhe Kosova në BE

WASHINGTON - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën njëzëri se mbështesin të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit të zhvilluar mes tyre, Ashton dhe Clinton deklaruan se “Po punohet vazhdimisht për të mundësuar që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, por që të përparojë edhe Kosova për heqjen e vizave me BE, pasi situata në Kosovë dhe Serbi është e rëndësishme dhe ne besojmë në të ardhmen e tyre drejt Europës”.

Ndërkaq Clinton theksoi se askush nuk është stepur nga vetoja e Rusisë për Kosovën. Këto deklarata u bënë pikërisht në ditën që shënon 4-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›