Rama: Nesër në bulevard për largimin e Berishës

Partia Socialiste i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme të opozitës për të kërkuar largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Në një konferencë për shtyp kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se opozita do të jetë nesër në bulevard për të kërkuar largimin e gabitësve të këtij populli.
“Nesër në orën 4 do të jemi në buleba me këdo që kërkon largimin e Sali Berishës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të jemi për të gjithë ata të cilët nuk durojnë dot më, me këdo dhe për këdo për të gjtihë ata të cilët nuk e durojnë dot të jenë të papunë dhe të shohin si qeveria grabit 1280 pasuri të këtij populli” theksoi Rama.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo qeveri ka marrë peng nga një pushtet vrastarësh e cila është përgjegjësja kryesore për vrasjet makabre të 21 janarit.
"Nesër në bulevard me këdo dhe për këdo që nuk e pranon më padrejtësisnë, për ata katër të vrarë në demonstratë, për 26 skellvërit një Gërdec, një deputet të vrarë të cilët janë viktimat e padrejtësisë që vret çdo ditë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve" theksoi Rama.