Kombësia, Spahiu: Zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve

Aleanca “Kuq e zi” ka vijuar turin e saj kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje në qytetin e Korçës.
Në nga nismëtarët e ndryshimit të ligjit të gjendjes civile për kombësinë, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu theksoi nga Korça se duhet të jepet një zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve të kombësisë.
“Ligjet për kombësinë dhe regjistrimin duhet të ndryshohen theksoi Spahiu duke shtuar se shqiptarët janë kundër vetëdeklarimit etnik dhe standarteve selektive.
Duke ftuar të gjitha palët në debat, nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi gjithashtu se numërimi i besimtarëve është antikushtetues.