E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet kerkojne mbeshtetjen e Presidentit Topi

Komuniteti i bashkesise rome ka kerkuar mbeshtetjen e Presidentit Bamir Topi. Ne nje takim kreu i shtetit ka pritur kryetarin e Unionit te Romeve te Shqiperise Skender Veliu dhe drejtues te shoqates kombetare Edukimi per Jeten. Perfaqesuesit e bashkesise rome vleresuan vemendjen dhe ndjeshmerine e vazhdueshme te kreut te shtetit ndaj kesaj pakice etnike pjese e shoqerise shqiptare prej me shume se gjashteqind vjetesh. Ata parashtruan disa nga problemet me te mprehta me te cilat perballen ne jeten dhe veprimtarine e tyre si dhe u ndalen ne ngjarjen me te fundit ate te shpernguljes se detyruar te gati 300 anetareve te familjeve rome nga nje zone periferike e kryeqytetit. Me kete rast perfaqesuesit e bashkesise rome shtruan kerkesen per nje mbeshtetje dhe perkrahje me te madhe nga institucionet shteterore perkatese dhe gjetjen e mekanizmave te duhura ligjore dhe institucionale per zgjidhjen e problemeve te tyre por edhe per integrimin e ketij komuniteti ne jeten shoqerore te vendit duke pasur parasysh strehimin shkollimin dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Kryetari i shtetit duke i degjuar me vemendje shqetesimet e ngritura nga perfaqesuesit e bashkesise rome u shpreh se bashkesia e tyre me identitetin vlerat dhe traditat e vyera qe percon meriton jo vetem te gezoje te gjitha te drejtat legjitime te barabarta me cdo qytetar te Republikes se Shqiperise te garantuara ne Kushtetute por edhe te integrohet plotesisht ne jeten shoqerore duke vene ne pah rendesine e ndermarrjes se veprimeve dhe te masave konkrete ne kete drejtim si dhe te nje perfaqesimi dinjitoz e institucional te interesave te tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›