Shkeljet me barnat e shërbimet,ndëshkohen mjekë e farmacistë
17/03/2011 Gjoba e masa disiplinore për rreth 500 bluza të bardha,gjobiten 66 farmaci, për 11 prishen kontratat
Abuzimet me ofrimin e shërbimeve mjekësore pranë poliklinikave si dhe shkeljet me shitjen e barnave nga farmacitë mbeten ende në nivele shqetësuese. Kontrollet e ushtruara nga strukturat përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore janë finalizuar me vendosjen e masave penalizuese jo vetëm kundrejt gjobës, por edhe masa disiplinore. Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se në shumë qendra shëndetësore nuk është respektuar orari i punës nga ana e personelit, ka pasur abuzime në lidhje me shpërndarjen e barnave të rimbursimit, përcaktimin e diagnozave etj. Konkretisht, sipas kontrolleve të befasishme, në shumë qendra shëndetësore rezultojnë shkelje të kufizimeve të listës së barnave, shkelje të protokolleve të përdorimit të barnave dhe akteve të përcaktuara për disa medikamente të veçanta. Po ashtu mjekët nuk argumentojnë si duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, sikundër janë konstatuar edhe shkelje të detyrimeve të përcaktuara në kontrata. “Janë konstatuar shkelje të pikave të kontratës, ku janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 280 mijë lekë ndaj 107 mjekëve dëme ekonomike të mjekët e familjes dhe mjekët specialistë në vlerën 1.3 milion lekë ndaj 185 mjekëve. Kusht penal në vlerën 260 mijë lekë ndaj 51 drejtorëve të qendrave dhe mjekëve specialistë dhe janë marrë 13 masa disiplinore ndaj personelit shëndetësor.Janë marr masa dhe ndaj gjithë drejtuesve të qendrave shëndetësore që kanë pasur paketën e urgjencës jo të rregullt", - ka deklaruar drejtori i Kontrollit Parësor dhe Farmaceutik Pjerin Kodracaj. Njëkohësisht prej kontrolleve të ushtruara gjatë vitit të shkuar pohohet se problematike situata ka rezultuar edhe në farmacitë që kanë kontratë me institutin e Sigurimeve Shëndetësore, për të cilat janë vendosur masa ndëshkuese ndaj farmacive në Tiranë, Berat, Durrës. Pranë tyre janë evidentuar abuzime me barnat e rimbursueshme, mangësi në dokumentacion apo dhe tregtim të barnave pa pullë. “Në farmaci nuk është zgjedhur drejtuesi teknik, kanë qenë drejtues teknik pa me arsimin përkatës dhe kemi pasur 11 shkëputje kontratash jo vetëm për drejtuesit teknikë, por dhe për vlerat e lëvizshme me pluse, për mosshërbimin e mirë të pacientëve, mosdhënien e të gjitha medikamenteve që përcakton mjeku në recetë. Nga këto kontrolle kanë rezultuar: gjoba në vlerën 800 mijë lekë ndaj 66 subjekteve si dhe dëme ekonomike në vlerën 5.8 milionë lekë ndaj 87 subjekteve", -shton më tej Kodracaj. Gjatë vitit që lamë pas autoritetet e ISKSH-së kontrolluan 720 subjekte dhe vlera e penaliteteve në total arriti shifrën 9,5 milionë lekë. Kundrejt kësaj situate specialistët e ISKSH-së konfirmojnë se do të shtohen kontrollet e befasishme, si më të frytshme në gjetjen e shkeljeve dhe do të merren masa për parandalimin e tyre. Synim kryesor do të jetë gjithashtu ndjekja e ecurisë së programit on-line dhe zbatueshmëria e tij nga subjektet farmaceutike që kanë kontratë me ISKSH-në.