Ish-ushtarakët të pakënaqur me ecurinë e pensioneve
17/03/2011 Kërkojnë nga Mbrojtja, përshpejtimin e procesit
Ecuria e procesit të lidhjes së pensioneve po shton gjithnjë e më shumë pakënaqësitë tek ish-ushtarakët. Kjo për vetë faktin se, po të vijohet me këto ritme llogaritja e pensioneve për të gjithë aplikuesit, do të kërkojë vite të tëra për t’u realizuar. Kundrejt kësaj situate ushtarakët u kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrisë së Mbrojtjes, që të ndërhyjnë në zgjidhjen e këtij ngërçi. Ata tashmë i kanë dërguar edhe një letër këtij dikasteri, ku i kërkohet që të marrë masat për ngritjen e një tjetër grupi pune për të përshpejtuar këtë proces, në mënyrë që të gjithë të përfitojnë në kohë. Po bëhen katër muaj që nga nisja e këtij procesi dhe deri tani janë lidhur pensionet për rreth 400 persona, ndërkohë që pritet të jenë pjesë e llogaritjes më shumë se 22 mijë ish-ushtarakë. Kundrejt kësaj situate problematike kreu i shoqatës së ushtarakëve ka pohuar se, nëse kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh, atëherë ushtarakët do t’u drejtohen sërish protestave dhe rrugëve gjyqësore, pasi kjo gjendje nuk mund të zvarritet më tej. Ligjërisht procesi për dorëzimin e dokumenteve ka përfunduar që në muajin dhjetor për kategoritë e përcaktuara, çka do të thotë se sipas ligjit nuk pranohen më kërkesa për llogaritje të përfitimit pranë sigurimeve shoqërore. Lidhur me pyetjen se kur përfundon ky proces, ekspertët e ISSH-së kanë konfirmuar se gjithçka mbyllet me ardhjen e dokumenteve për secilin përfitues nga institucionet përgjegjëse, mbi bazën e të cilave bëhet lidhja e pensionit.