Kombet e Bashkuara akuzojnë Kinën për tortura
Komisioni për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Kinën se përdor torturën si "metodë të zakonshme". Burime të ndryshme kanë treguar se policia kineze përdor torturën për të marrë deklarata nga të burgosurit. Përveç kësaj në Republikën Popullore ka të burgosur që nuk kanë dalë kurrë para gjyqit, kritikon Komisioni në një deklaratë të bërë publike në Gjenevë. Të prekur janë kryesisht idhtarë të feve të ndryshme dhe të pakicave etnike.