SHBA: Obama premton 2.5 milion vende të reja pune
Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama deklaroi sot se ka urdhëruar ekipin e tij ekonomik që të hartojë një plan për rimëkëmbjen ekonomike, i cili do të krijonte 2.5 milionë vende të reja pune gjatë dy viteve të ardhshme.
Në fjalimin e përjavshëm të partisë, Obama tha se nëse nuk ndërmerren aksione të guximshme, ekonomia amerikane mund të humbë miliona vende pune në vitet e ardhshme pasi humbi 1.2 milionë vende pune vetëm këtë vit.
Të premten, aksionet në bursat amerikane shënuan rritje pas raporteve të mediave se Obama ka zgjedhur Timothy Geithner, kreun e Bordit të Rezervave Federale të Nju Jorkut, për postin e Sekretarit të Thesarit.