Kombet e bashkuara, 3 milione dollare per romet
Me rastin e 8 Prillit, Dites Nderkombetare te Romeve, ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Ksera dhe Perfaqesuesja e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, Gulden Coslet nenshkruan nje marreveshje per fillimin e nje projekti per mbeshtetjen dhe zhvillimin e komunitetit rom dhe egjiptian ne vendin tone. Ky program kap vleren e rreth 3 milione dollareve, eshte i fokusuar ne mobilizimin e komunitetit per zbatimin e projekteve te infrastruktures ne zonat ku jane te perqendruar komuniteti rom, regjistrimi i anetareve te ketij komuniteti, mbrojtja e femijeve nga shfrytezimi dhe format me te keqija te punes, sigurimi i arsimimit ne mosha te hershme per femijet, promovimi i punesimit nepermjet ofrimit te kurseve profesionale, etj. "Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, si institucioni pergjegjes per monitorimin e Strategjise Kombetare "Per permiresimin e kushteve te jeteses se Minoritetit Rom" dhe Planit te Veprimit te "Dekades se Perfshirjes se Romeve", eshte angazhuar qe problemet ekonomike dhe social-kulturore me te cilat perballen romet, te trajtohen ne kuadrin e politikave te saj sociale", u shpreh Ksera. Projekti do te fokusohet ne investime ne infrastrukture, regjistrimin, akses ne sherbimin shendetesor paresor, arsimim, mbrojtje e femijeve nga dhuna, puna dhe trafikimi. Ky projekti do te shtrihet ne rajonet e Tiranes, Elbasanit, Fierit dhe Durresit.