E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me doren nderur, per pak buke

Sonila Isaku
Veshtrimi lutes, femija i vogel qe mban ne krahe, te detyrojne te kthesh koken dhe te shohesh se nje vajze e vogel kerkon lemoshe per te ngrene edhe sot dreken, por te siguroje edhe pak ushqim per motren 3 muajsh. Anxhela, vogelushja 12-vjecare te zgjat doren, te leshon 100 urime dhe ne fund, pret se mos ndokush nga kalimtaret e rruges do te fuse doren ne xhep dhe t'i jape nje hekurishte, por qe per te ka shume vlere.
Historia
Anxhela se bashku me vellane 11-vjecar dhe motren 3-muajsh, nuk le cep te kryeqytetit pa kerkuar lemoshe. Ajo eshte vetem nje vit me e madh se vellai, por ndien se ka pergjegjesi me te madhe per mbijetesen e tyre. Edhe ajo ka filluar te dale rrugeve qe kur ka qene e vogel. "Perhere mbaj mend veten duke lypur. Mami mbledh kanace, ndersa ne perpiqemi t'i cojme ne shtepi te pakten tre mije lek. Ka edhe raste qe ne fund te dites cojme vetem peseqind leke", tregon Anxhela me zerin qe i dridhet. Pastaj vazhdon me tej, "Babin e kemi ne burg. Nuk e di se kur do te dale. Nuk na ka thene njeri te lypim, e dime vete qe duhet ta bejme, perndryshe nuk kemi cfare te hame". Kur flet per shkollen, syte i shkelqejne. Entuziazmi ne fjalet e saj merr jete, kur rrefen qe ka mesuar te lexoje. Por papritur gjuha e saj kthehet ne nje shenje te pakuptueshme. "Eshte gabelce", thote i vellai, Serxhio. Me nje te folur te nxituar, por te paster ai perkthen ate qe sapo peshperiti motra."Deshiron te largohet. Duhen lypur leke per qumeshtin e motres, sepse po mbaron", tregon ai. Se bashku, por ne distance te ndjeshme nga njeri-tjetri vijojne rrugetimin e perditshem per nje monedhe me shume. Edhe pse ora e kthimit ne "shtepi" ka kaluar, duart e tyre vazhdojne te qendrojne te shtrira, prapa njerezve qe ndoshta nuk e verejne ekzistencen e tyre.
Dita
Vetem muajt e fundit ka nisur ne Tirane arsimimi i 60 femijeve te komunitetit rom, te cilet pas regjistrimit u ndane ne tre klasa, sipas grupmoshave, por edhe edukimit e inteligjences se gjithsecilit. Me 8 prill, Diten Boterore te Romeve, kreu i qeverise Berisha, vizitoi njeren prej klasave ne shkollen "7-Marsi", ku deklaroi se qeveria ne qender, por dhe qeverite vendore duhet te veprojne per integrimin e ketij komuniteti ne jeten shoqerore dhe gjithcka sipas tij nis nga shkollimi. Ai tha se krahas arsimimit, per kete komunitet po merren masa per punesim dhe strehim. "Shoqeria behet me e drejte kur ju te cliroheni nga pasojat e trashegimise se rende te varferise, te skajimit. Kusht themelor eshte shkollimi juaj. Eshte ne detyren e te gjithe qeverive vendore, te konsiderojne me perparesi punesimin e tyre. Une do iu kerkoj te gjitha institucioneve kredidhenese, qe me perparesi te kreditojne biznesin e vogel rom",-tha kryeministri Sali Berisha. Ne nje atmosfere festive bashkia e Tiranes iu eshte bashkuar gjithashtu aktiviteteve sociale, mbareboterore me rastin e 8 prillit, nen sloganin "Te gjithe ne nje shoqeri". Ne shesh u ekspozuan punime artistike ne dru, baker, balte, informacione nga jeta kulturore rome si dhe vizatime e piktura te femijeve te ketij komuniteti. Nderkohe dhe kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama premtoi zbutje te varferise dhe pakesim te numrit te femijeve rome, qe lypin ne rruget e kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›