Kombetaren, te merkuren e pret "ferri" i Danimarkes
Shqiperia, kater dite me vone do te kete nje prove shume te veshtire, ne Danimarke, perballe ekipit me te forte te grupit, Danimarkes, qe e ka treguar, te pakten me ndeshjet e zhvilluara deri tani. Pas ndeshjeve te djeshme jane percaktuar deri diku ekipet qe do te pretendojne nje bilete, per ne boteror. Ndeshjet e djeshme folen disi, por ndoshta ato te 1 prillit, me rezultatet e radhes, do te tregojne edhe ambiciet e seciles skuader, ne grupin tone. Ne ndeshjen tjeter te grupit, qe u zhvillua mbreme, ne Malte, kryesuesja e grupit, Danimarka hodhi nje hap te sigurte, drejt finaleve te boterorit. Soren Larson shenoi dy gola ne pjesen e pare per danezet dhe i siguroi shume shpejt fitoren e duhur ekipit te tij. Danimarka duket e frikshme me lojen dhe rezultatet qe ka siguruar deri tani, pasi eshte ekipi qe nuk ka njohur asnje ndalese, prandaj kombetaren e pret kundershtari me i forte, qe do te kete edhe fushen e tifozet, si epersi.
Objektivat
Shqiperia synon vendin e katert, ne fund te eliminatoreve dhe puna e holandezit Ari Han do te varet, ne saje te permbushjes se ketij objektivi. Ndeshjet e djeshme dhe ato qe do te luhen kater dite me vone, ne grupin e pare, ku ben pjese kombetarja shqiptare shihen si percaktuese, per synimet e seciles skuader, ne permbushje te objektivit final, ne eliminatoret e boterorit "Afrika e Jugut 2010". Ne fillim, secila skuader e grupit tone shfaqi ambicie te larta, madje pas barazimit me Portugaline, edhe kuqezinjte shpreheshin se mund te shkonin deri ne finalet e nje kompeticioni madhor, si Kampionati Boteror i Futbollit. Trajneri holandez parashikoi Portugaline si ekipin me te forte ne grup, para se te ndesheshim ne Brage, por kur arritem barazimin 0-0, atehere endrra u duk se po behej realitet. Barazimi tjeter pa gola, ndaj Maltes zbriti kuqezinjte, me "kembe ne toke". Nga paraqitjet e deritanishme, vetem Malta e ka te sigurt vendin e fundit. Ekipi me te cilin do te perballemi kater dite me vone, Danimarka, eshte shfaqur me ecurine me te mire. Danezet kane triumfuar ne Portugali dhe do te kene avantazh ndeshjen e kthimit, perballe rivaleve, per te shkuar ne boteror, pervecse kane edhe nje takim me pak, se portugezet dhe suedezet, ne grup. Pervec Danimarkes dhe Portugalise, pretendente serioze, shihet Suedia. Me nje sulmues, si Zlatan Ibrahimovic ne perberje, Suedia ka nje "arme" te forte, per te vere ne shenjester ekipet e grupit, ne ndeshjet e mbetura, mes te cilave edhe kombetaren shqiptare. Kuqezinjte do te mbyllin eliminatoret, perballe suedezeve.
Danimarka
Kombetarja jone do te udhetoje te henen drejt Danimarkes, ku do te luaje ndeshjen e shtate, ne eliminatoret e Boterorit. Sipas trajnerit holandez, Ari Han, kombetarja shqiptare eshte ne gjendje te siguroje pike, ndaj cdo kundershtari, brenda dhe jashte fushes. Per kete arsye, kuqezinjte do te kerkojne maksimumin ne Kopengahen. Ne ndeshjet jashte fushes, Shqiperia njeh nje humbje, me Hungarine ne Budapest, por ka shenuar si suksesin me te madh, barazimin qe siguroi ne Portugali, me 15 tetor. Lorik Cana, nje nder lojtaret me te mire per momentin shprehet i bindur, se ne Boterorin e ardhshem, kombetarja shqiptare premton shume dhe do te kerkoje kualifikimin.