E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, 30% te te ardhurave shperblime per mjeket dhe infermieret

Nje pjese e mire e te ardhurave dytesore te cilat do te grumbullohen nga vete spitalet do te perdoren per shperblim te personelit shendetesor te vete spitalit. Ky eshte vendimi me i fundit qe ka marre Keshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Sipas ketij vendimi, 30 per qind e te ardhurave do te shkojne per shperblime te mjekeve, infermiereve dhe personelit tjeter ndihmes. Rreth 30 per qind e te ardhurave dytesore do te perdoren per investime te vogla te spitaleve, kurse 40 per qind per blerjen e medikamenteve dhe materialeve te tjera mjekesore te nevojshme per spitalin. "Ky eshte nje vendim shume i rendesishem per ecurine dhe mbarevajtjen e spitaleve pasi po vendosim qe te ardhurat dytesore dhe te ardhurat e tjera, te mund te perdoren 100 % nga vete spitali ne baze te nje ndarje te caktuar te zerave. Perpos buxhetit te percaktuar te cdo spitali, do te behet e mundur edhe perdorimi i ketyre te ardhurave per te cilat ne kemi menduar qe pjesen kryesore ta kene barnat dhe materialet e tjera mjekesore pasi aty kane qene dhe mungesat me te medha" eshte shprehur drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana. Sipas saj, per kryerjen e investimeve eshte percaktuar perdorimi i nje fondi 30 per qind te te ardhurave totale pasi edhe sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, investimet perballohen nga ana e Ministrise se Shendetesise, pra e kane nje burim financimi. Shuma e lene per investime parashikohet te perballoje nje pjese te investimeve vecanerisht te investimeve me vlera te vogla.

Te ardhurat

Spitalet do ti sigurojne te ardhurat e tyre nepermjet sherbimeve qe do u kryhen pacienteve qe nuk kane rekomandimin e mjekut te familjes, te ardhurat nga vizitat, analizat, ekzaminimet, leshimi i vertetimeve per dokumentacion etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›