Certifikohen 50 mjeke te urgjencave
Certifikohen per rikualifikim profesional rreth 50 mjeke te sherbimit te urgjencave. Ekipe mjekesh te specializuar dhe drejtues te shendetesise nga rajoni i Piemontes, Itali, prej afro nje muaji ka ofruar teorite dhe praktikat me te mira te kesaj fushe. Nje pjese e ketij trajnimi u realizua ne shtetin fqinj, ku mjeket tane te sherbimeve te ndryshme te urgjencave,paten mundesine te njihen me praktikat me te mira profesionale. Trajnimi i mjekeve te urgjencave vjen ne kuader te reformimit te ketij sherbimi. "Ne tashme kemi Strategjine per Emergjence-urgjencen dhe po pergatitemi ta veme ne zbatim, si dhe te gjejme menyrat e financimit per permiresimin e ketij sherbimi", tha ne ceremonine e dhenies se certifikatave Drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Bardh Spahiu. Sipas tij, qellimi i ketij kursi eshte permiresimi i dhenies se sherbimit te emergjence-urgjences, duke synuar rritjen e nivelit te profesionisteve ne ofrimin e sherbimit ndaj pacienteve. Kursi u perqendrua kryesisht tek trajnimi i mjekeve, per te perballur traumat e renda, kur paraqiten ne sherbimin e urgjences, qe kane te bejne me praktikat e reanimacionit, te stabilizimit te pacientit, etj. Gjithashtu, si pjese e trajnimit ishte dhe ofrimi i nje sherbimi urgjence personave jashte spitalit, ne menyre qe te arrijne ne sherbimin e urgjences, pasi kane marre nje trajtim te pershtatshem.