Nderrohet ora, akrepat shkojne 60 minuta para
Diten e diel akrepat e ores zhvendosen nje ore perpara. Nderrimi i ores behet ne oren 2.00. Duke filluar nga kjo e diel te gjithe do te zgjohemi nje ore me heret per te filluar aktivitetin e perditshem. Kjo ore do te orientoje kohen ne dite-netet tona per shtate muaj me radhe deri ne naten mes 24 dhe 25 tetorit. Kjo i ka dhene fund periudhes se ores diellore qe shoqeron 5 muajt dimerore, me objektivin per te fituar nje ore drite me shume. I quajtur ndryshe numerimi i ores verore, ky ndryshim do t'u jape mundesi te gjithe njerezve te shijojne sa me shume diten dhe rrezet e diellit. Ne vende te tjera, ky ndryshim do te ndodhe sipas oreve perkatese lokale. Per vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithe zones do te ndryshoje ne te njejtin cast. Ndryshimi i ores me pare ne Evrope ka qene jo i njetrajtshem, por ajo filloi te pergjithesohej nga viti 1974, pas krizes se pare te naftes dhe kur disa vende vendosen te cojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike. Ndersa ne vitin 1996, ky ndryshim eshte miratuar per gjithe kontinentin, duke perjashtuar Greqine, Turqine dhe Rumanine. Ora e re eshte ne fuqi nga e diela e fundit e marsit deri te dielen e fundit te tetorit, kur akrepat do te shkojne nje ore pas. Dielli ne mengjes lind nje minute me heret se dita pararendese, ndersa pasdite ulet dy minuta me vone.