Bushati: Nuk e meritonim humbjen ne fund
Skocia fitoi 1-0 ndaj shpresave te Shqiperise, ne ndeshjen e djeshme, qe u zhvillua ne qytetin e Elbasanit. Ekipi yne kombetar shpresa eshte ndeshkuar ne fund te ndeshjes, pas nje gabimi ne mbrojtje dhe humbi nje shans te mire, ne ndeshjen e pare te eliminatoreve te Evropianit, per te marre pike, ndaj kundershtarit me te forte ne grup. Meguajer i Skocise realizoi ne '86, pas nje 11-metershi te fituar, nga nje nderhyrje e gabuar e Mockes. Skocezi eshte treguar i sakte dhe realizoi duke gezuar miqte, qe duhet theksuar se gjate lojes nuk ishin ne asnje moment superiore karshi ekipi tone. Kuqezinjte, e drejtuar nga trajneri Artan Bushati, kishin ne perberje disa lojtare me emer ne sulm, si Hyka, Malindi, Hysa etj, dhe loja u mbeshtet ne aftesite individuale te tyre. Por pavaresisht rasteve te krijuara, ekipi shpresa nuk e gjeti dot rrugen e rrjetes. Pjesa e pare ishte me e mire per shpresat tona. Ne nje rast, gjate lojes, Jahmir Hyka, i cili eshte aktivuar edhe me ekipin e pare kombetar, doli perballe portierit, por goditja e tij, pas nje trajektoreje perfundoi jashte kuadratit. Trajneri Artan Bushtati, pas humbjes u shpreh, "Besoj se kemi zgjedhur me te miret dhe stafi teknik eshte i bindur per kete." Por fati sipas trajneri vendosi ne kete ndeshje. "Nuk e meritonim humbjen. Te pakten nje pike duhej ta kishim marre ne kete takim. Gjithsesi ekipi ka disa probleme fizike pasi konstatova se ka nje renie graduale te lojes se shtrire. Fillimi ishte mjaft i mire me dalje te sakta qe vune ne veshtiresi ekipin kundershtar. Une jam i kenaqur nga ekipi. Ata dhane shenja mjaft pozitive gjate gjithe lojes. Kishte shpirt gare dhe ato defekte qe u konstatuan do t'i rikuperojme ne te ardhmen." I pyetur nese do te rikuperoje ekipi ne ndeshjen e kthimit ne date 1 prill, Bushati u shpreh " Detyra jone eshte qe gjate kesaj kohe te merremi me problemet qe dolen gjate ndeshjes se pare. Shpresoj qe te rikuperojme ne ndeshjen e kthimit pasi tani e njohim kundershtarin". Trajneri skocez Bili Strak pergezoi lojen tone. Ai tha se ne kete ekip ka mjaft lojtare te mire, te pergatitur fizikisht dhe teknikisht. "Absolutisht qe ekipi shqiptar ka lojtare te mire. Skocia luajti per te fituar."