E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja dhe mungesa e eksperiences

Nga Arben Shemili
Kombetarja jone mori nje barazim te turpshem me ekipin me te dobet qe mund te kemi luajtur ndonjehere vitet e fundit. Nje kombetare me nje trajner qe pervec qe na vjen keq per ate qe i ndodhi,ai e kishte myllur kapitullin e tij dhe fati i ra ne dere te drejtonte kombetaren e shqiperise ne moshe te pensionit dhe si pasoje e moshes se thyer ja si na ndodhi,perjashtoi nga ekipi kombetar lojtare me shume experience si Edvin Murati, Besnik Hasi, Igli Tare. Murati ka luajtur 50 ndeshje me kombetaren dhe ka shenuar 6-shte gola,shume per nje mesfushor krahu,rrolin e te cilit nuk mund ta zevendesoje asnje lojtar per momentin,eshte nje mesfushor shume i forte,shume i shpejte dhe shume teknik,gjithashtu me eksperiencen qe ka mund te marri persiper te zgjidhe momente te veshtira gjate ndeshjes.Per fat te keq atij i eshte komunikuar nga ndihmes trajneri i dyte Shpetim Duro qe per momentin je jashte forme sepse nuk je aktivizuar me ekipin tend per shkak te demtimit por do te marrim ndeshjet e tjera!Ky ishte nje justifikim sepse Murati jo vetem qe ka luajtur te gjitha ndeshjet e fundit me ekipin e tij por edhe ka shenuar 5 gola,(goleshenuesi i ekipit) mjafton te hapesh interrnetin dhe te shikosh faqen zyrtare te Panserraikos,nderkohe qe nje sulmues i mirefillte sic eshte psh.Bushi ka shenuar 8 gola!Mire ne rastin e Tares ka rrivale te tille si Bodani qe eshte paraqitur mire ne seria A dhe po shenon,apo Bushi qe po shenon edhe ai megjithese eshte disa vjet me i madh se Tare dhe ktu bjen poshte teoria per te rinovuar kombetaren me lojtare te rinj,Kapllani qe edhe ai po shenon vazhdimisht,apo Berisha qe per momentin nuk po hecen mire por le te themi qe eshte nje rival i denje,por per rolin e Muratit eshte absolutisht i pazevendesueshem sepse nuk ka asnje rival. Problemi eshte qe ne kombetaren tone funksionon akoma sistemi si ne kohet e Shpetim Duros me shoke kur futbollistet merreshin me nderhyrje,psh.duhej ta kishe babain oficer qe te luaje per ekipin e Partizanit,apo duhej ta kishe babain punonjes policie qe te luaje per ekipin e Dinamos,gjithashtu duhej ta kishe biografine e mire qe te luaje per ekipin kombetar,edhe Shpetim Duro gjeti momentin qe te perkrahe nje futbollist qe e quan te tijin dhe qe eshte njekohesisht kushuriri i tij,ai eshte i ditelindjes 1988 pra shume i ri dhe aq me teper shume i njome per te perballuar nje kundershtar ne rang kombetareje dhe thone qe luan me Olimpiakosin,por e verteta eshte se ai nuk ka luajtur dhe nuk do te luaj asnje ndeshje me Olimpiakosin sepse pervec faktit qe ai eshte shume i vogel per te luajtur me kete ekip ku aty luajne lojtare me fame sic eshte Rivaldo,atij nuk i lejohet me rregullore qe te aktivizohet si profesionist deri te pakten ne fund te sezonit sepse ka nenshkruar nje kontrate mbas muajit Janar kur kishte filluar pjesa tjeter e sezonit,keshtu qe Shpetim Duro zevendeson Muratin me nje lojtar qe ka luajtur vetem per ekipin e te rinjve te Olimpiakosit!Ky eshte nje ofendim qe i behet nje futbollisti te kombetares i cili ka kaq shume qe i ka dhene dhe ka per te dhene per kombetaren.Nuk mund te them qe te mos provohen lojtare te rinj por jo te jemi kaq ekstrem,nga nje lojtar i madh ne nje lojtar akoma jo profesionist,i cili duhet ne rradhe te pare qe te kaloje ne fillim tek ekipi Shpresa pastaj ne kombetare,sic ka qene ne kohen e Duros,ai e di shume mire.Po i kundervihem vetem Duros sepse sic e dime apo sic thone edhe vete futbollistet e kombetares Oto Baric eshte nje plak matuf qe nuk eshte ne gjendje te njohi lojtaret e kombetares,ku shpesh here i ngaterron emrat apo i pyet se cfare rroli luan ti se nuk me kujtohet!Me kete ekip qe po ndertojne stafi drejtues kombetarja jone do te jete nje turp dhe nuk ka per te marre asnje pike ne ndeshjet e rradhes dhe turpi do ti ngeli Sh.Duros qe ndihmon Baric sepse ai eshte ne Shqiperi ndersa Baric me sot a neser do te largohet.Gjate lojes u pa qarte mungesa e pergatitjes fizike e Haxhit i cili megjithese u mundua ne maksimum nuk jipte me dhe nuk merrte persiper ndonje aksion,keshtu qe duhej zevendesuar,por s'kishte kush ta zevendesonte?lojtari adoleshent Hyka nuk e ka eksperiencen dhe fizikun e duhur per te ndryshuar lojen e ekipit, keshtu qe Haxhi nga stermundimi beri dhe terheqje per te rrezikuar ndeshjen tjeter,a thua te jete taktike e Sh.Duros edhe kjo per ta future qe nga fillimi i lojes ndeshjen e rradhes ne Bullgari? Gjithashtu eshte bere nje gabim edhe me lojtaret e tjere si Tare,per te cilin te pakten duhej ta merrte dhe meqenese nuk paska luajtur me ekipin e tij ta linte reserve,pasi eksperienca e tij eshte e padiskutueshme. Urojme qe gjerat te vihen ne vend sa s'eshte vone ose stafi drejtues te nderrohet sepse pastaj do te jete shume vone dhe ata do te marrin persiper nje turp te vertete qe do te ngelin ne histori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›