E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneret, pika me e dobet e kombetares ne barazimin kunder Sllovenise

Nga Eni Zejnati
Te shtunen ne stadiumin "Loro Borici" kemi pare kombetaren tone te barazoje pa gola me Sllovenine. Kjo Slloveni nuk ishte me ajo e viteve me pare qe kualifikohej per Europianin 2000 apo Boterorin 2002 dhe as ajo qe mundte Italine 1-0 tre vjet me pare por nje skuader shume me e dobet dhe madje inferiore edhe kunder kombetares tone.
Faktori kryesor qe solli kete barazim pa gola kunder kesaj Sllovenie ishte nje rreshtim i cuditshem i kombetares tone. Nje mesfushe me 4 lojtare lojtare ne vije te drejte ku ne qender ishin Lala dhe Cana, te dy mesfushore mbrojtes qe nuk kane aftesi organizmi apo krijimtari e vizion per sulm. Ata qe i kane disa nga keto veti dhe qe mund t endihmonin ne ndertimin e sulmeve ne mes te mesfushes si Duro apo Muka ishin cuditerisht ne krahet e mesfushes. Pra ne mes ishte len nje boshllek i madh kur ishte shume i veshtire kalimi i topit nga mesfusha ne sulm, pasi nuk kishte nje pike lidhese midis mesfushoreve tone difensiv dhe sulmuesve Bogdani dhe Kapllani.
Ishin shume te pakte topat qe shkonin te sulmuesit nga qendra e mesfushes, dhe te vetmit topa ne zone erdhen disa here nga Muka apo nga vete Bogdani qe detyrohej te krosonte. Cana megjithese me aftesi te mire mbrojtese, nuk eshte ne gjendje te krijoje e te pasoje dhe u duk ne disa raste qe pasi cante mesfushen sllovene vazhdonte te ecte me koke poshte dhe gjuan drejt portes pa pare asnjehere sulmuesit qe jane anash tij.
Mungesa kryesore qe u ndje ne kete ndeshje ishte Skela, te cilin jemi mesuar ta shohim gjithmone pas sulmuesve. Ne kete ndeshje u duk domosdoshmeria e nje lojtari te tille (ose Muka eshte nje alternative tjeter) ne mes te fushes qe te organizoje e drejtoje sulmet e kombetares qe kunder Sllovenise ishin pa asje ide.
Nje tjeter cudi nga trajneret Duro dhe Kovacic ishte zgjedhja e lojtareve qe kishin bere per stolin e kombetares. Nje portier, dy mesfushore dhe tre sulmues, pra nje stol qe nuk te jep pothuaj asnje mundesi per te bere ndryshime taktike. Per me teper, te treja nderrimet qe u bene ishin per te futur sulmues ne fushe, pra asnje ndryshim ne lojen e skuadres. Problemi i lojes se kombetares nuk ishte sulmi, pasi ata kishin raste shume te pakta, por ishte krijimtaria ne mesfushe qe ishte pothuajse zero. Futja e Hykes mbase mund te kishte bere ndonje efekt pasi eshte nje lojtar me teknike qe di te mbaje dhe te pasoje topin, por nderrimi i sulmuesve nuk kishte cfare ndryshonte se pavaresisht kush eshte ne sulm, nese nuk merr topa nuk mund te shenoje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›