E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, FSHF largon kroatin Kuzhe: Nuk arriti objektivat

TIRANE-Josip Kuzhe nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Dështimi në Eliminatoret e Europianit  2012 ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të mos rinovojë kontratën me trajnerin kroat, i cili erdhi në krye të Shqipërisë në majin e vitit 2009.
Vendimi ishte i pritshëm duke parë reagimet e fundit të Dukës, pas katër humbjeve radhazi që arriti kombëtarja.
Por, takimi i sotëm në zyrat e FSHF-së ka konfirmuar gjithçka. Pas 75 minutash bisedime, dy palët arritën në përfundimin që kontrata të ndërpritet menjëherë për t’i hapur rrugën trajnerit të ri.

Kontrata mes Josip Kuzhe dhe Federatës Shqiptare të Futbollit skadonte më 31 dhjetor 2011, por në njoftimin e FSHF thuhet se ajo do të zgjidhet menjëherë me një akord profesional.

Në fakt, pritet që Kuzhe t’i marrë të plota paratë që i takojnë në bazë të kontratës edhe për kohën e mbetur deri në fund të vitit.

Largimi i Josip Kuzhe i hap rrugën zgjedhjes së trajnerit të ri nga ana e Federatës, një vendim që pritet të vijë përpara ndeshjeve miqësore me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë në muajin nëntor. Besnik Hasi e Ervin Kuman janë dy emrat më të përfolur deri më tani, por kandidatët duken vërtet të shumtë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kombëtarja, FSHF largon kroatin Kuzhe: Nuk arriti objektivat

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›