E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK-u sfidon Vëllaznimin

Xhiroja e njëmbëdhjetë e Superligës së Kosovës në futboll nis të premten në Kastriot, ku KEK-u do ta sfidojë kandidatin për titull të kampionit, Vëllaznimi.

Kuqezinjtë do ta synojnë fitoren në këtë takim, por duhet theksuar se nuk do ta ketë lehtë ta arrijë objektivin, sepse ‘Elektricistët’, edhe pse gjenden në pjesën e poshtme të renditjes tabelore, vazhdimisht po u shkaktojnë vështirësi skuadrave më të mëdha.

Ndërsa, derbi i kësaj jave do të zhvillohet të shtunën në kryeqytet, ku do të ballafaqohen dy skuadrat më të forta aktualisht në vend, Prishtina dhe Drita.

Kjo e fundit mban aktualisht pozitën e parë, të cilën deri para një jave e mbante ekipi kryeqytetas. Mirëpo, bardhekaltrit do të përpiqen të rikthehen në krye, duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë stinor Dritës.

Ndërkohë, të dielën zhvillohen tri takimet tjera të kësaj jave, përfshirë derbin lokal të Mitrovicës në mes të Trepçës e Trepçës ’89.

Superliga – Xhiroja e 11-të

E premte Ora

KEK-u – Vëllaznimi 13:15

E shtunë

Liria – Drenica 14:00

Prishtina – Drita 14:00

E diel

Gjilani – Hysi 14:00

Besa – Lepenci 14:00

Trepça – Trepça ’89 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›