E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger lëvdon ekipin pas fitores

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores sensacionale ndaj Marseille në çastet e fundit të takimit.

“Për kualifikimin ishte shumë me rëndësi ky gol, për besimin po ashtu. Ndeshja ishte monotone por ne kemi pasur durim dhe pas pjesës së parë e kontrolluam lojën”.

“Marseille u mbrojt mirë në mënyrë të disiplinuar dhe ishte e vështirë të krijojmë rsate, por keni parë në 15 minutat e fundit se kemi filluar të krijojmë raste ndërsa ishte në pyetje inteligjenca durimi dhe disiplina”, u shpreh francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›