E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja Shpresa barazon me Austrinë

Kombëtarja Shpresa nuk ka arritur dot që të fitojë në ndeshjen ndaj Austrisë në Qemal Stafa edhe pse ka kaluar në avantazh të dyfishtë. Djemtë e drejtuar nga Artan Bushati e kanë nisur vrullshëm lojën që në minutat e para ku në sulm janë aktivizuar Malindi që mbante edhe shiritin e kapitenit dhe Hysa e Roshi. Në një Qemal Stafa me kushtet optimale kuqezinjtë e vegjël rrezikojnë që në minutën e parë me anë të Karabecit por gjuajtja e tij gryshtohet nag portieri mik. Më pas minuta ku të dyja skuadrat studionin njëra tjetrën me Kuqezinjtë që marrin më shumë inisiativën.Në minutën e 20-të vjen edhe goli për Shpresat të cilat shënojnë me anë të Sykaj që dërgon topin në rrjetë në tentativën e dytë pas krosimit ët Karabecit. Minuta që flasin për kuqezinjtë që 8 minuta më vonë kanë një tjetër rast për gol por gjuajtja e Hysës pritet nga portieri mik në pozicion. Në fundin e pjesës së parë gjyqatri polak i takimit akordon nëj penallti të dyshimtë për një mbajtje në zonë nga Roshi por që miqtë nga Austria nuk do të realizojnë pasi topi i gjuajtur nga Kavlak do të përfundonte mbi traverës. Pjesa e parë përfundon me fitoren minimale të Shpresës sonë. Pjesa e dytë nis menjehere mirë për 21 vjecarët tanë të cilët dyfishojnë ën minutën e 50 te me anë të Roshit i cili shënon një gol të bukur pas një asisi po të bukur të Karabecit. Por gëzimi i ligjshëm i lojtarëve nuk zgjati shumë pasi vetëm pas 30 sekondash më vonë nëj gjuajtje pa pretendime e austriakëve devijohet nga Semina dhe përfundon në rrjetë. Bushati forcon sulmin dhe fut në lojë edhe Januzin për Hysën. Deri në minutën e 70 miqtë kërkonin me ngulm golin ndërsa kuqezinjtë mbroheshin mirë. Por në minutën e 70-të gjyqtari polak bëhet sërish protagonist pasi akordon një tjetër penallti në favor të skuadrës së Hercog për një faull të Polizoi Arbërit. Por Shpëtim Mocka kthehet në hero pasi pret mrekullisht gjuajtjen e Baumgartlinger. Megjithëatë miqëtë do të barazonin 8 minuta më vonë me anë të Perstaller. Më pas deri në fund të dyja skluadrat nuk kishin më shumë fuqi për të kërkuar golin e fitores. Përfundon në barazim një ndeshja e luajtur shumë mirë nga Shpresat tona por që fatkeqësisht nuk u konkretizua me fitore.Ky ëhstë edhe baarzimi i aprë për kuqezinjtë në grupin e tyre të cilët ngjiten në kuotën e 4 pikëve. Ndeshja e ardhshme është ajo Shqipëri -Bjellorusi të martën në Durrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›