E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa: Casillas është portieri më i mirë në botë

Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij- portieri i Real Madridit, Iker Casillas- është portieri më i mirë në botë.
Casillas ka debutuar për Spanjën në vitin 2000, ndërsa në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës, pritet që të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen e tij.
"Për mua, Iker është më i miri në botë. Tre portierët që i kemi në ekipin kombëtar, Casillas, Pepe Reina dhe Diego (Lopez), sipas mendimit tim, janë ndër më të mirët në botë", ka thënë Villa për të përditshmen Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›